Armend Rugji është portieri më i ri i skuadrës së Onix
GazetaBlic Sport mëson se ai tashmë do të jetë pjesë e skuadrës nga Istogu.
Para disa javësh ishte raportuar se ai do të transferohej në Drenicë, megjithatë aventura e tij e re do të jetë klubi nga Istogu, Onix.
Sipas burimeve të GazetaBlic Sport ai do të paraqitet në sezonin e ri me fanelën e Onix-it.
Ai ka qenë pjesë e disa skuadrave të mëdha në futbollin kosovar dhe tashmë ka një karrierë të begatshme në të.
/GazetaBlic Sport/


