Mesfushori i Milanit, Franck Kessie thuhet se ka pësuar një dëmtim muskulor i cili do ta mbajë atë jashtë fushave për disa javë.
Sipas Sky Sport Italia, Kessie ndjeu një dridhje muskulare në stërvitje dje dhe testet tani kanë treguar një dëmtim muskulor, përcjell GazetaBlic Sport.
Në varësi të shkallës së dëmtimit, mund ta mbajë mesfushorin jashtë veprimit për disa javë.
Ai me siguri do të humbasë ndeshjen e parë të sezonit në Serie A kundër Sampdoria të hënën më 23 gusht.
Lajmi i mirë është se Ismael Bennacer është kthyer në stërvitje këtë javë pasi ishte detyruar të izolohej kur rezultoi pozitiv për COVID-19.
/GazetaBlic Sport/


