Sporti

Virgil van Dijk nënshkruan kontratë të re me Liverpool

08/13/2021 11:22
nga:Mergim Rreci

Virgil van Dijk nënshkruan një kontratë të re meLiverpoolin.

Qendër-mbrojtësi ka tashmë një një marrëveshje të re afatgjate me klubin anglez deri në vitin 2025, përcjell GazetaBlic Sport.

Marrëveshja e mëparshme e 30-vjeçarit do të skadonte në 2023, por ai tani e ka zgjatur atë me dy vjet të tjera..

Ai është lojtari i katërt i lartë që nënshkruan një kontratë të re me Reds javët e fundit, pas Trent Alexander-Arnold, Alisson dhe Fabinho.