Sporti

“Nëse ke nevojë për diçka, këtu më ke”, talenti 17-vjeçar i PSG-së surprizon Leo Messin

08/13/2021 10:04
nga:Mergim Rreci

Messi nuk humbi kohë, teksa ditën e enjte nisi stërvitjen me klubin e PSG-së.

Ndërkohë gjatë seancës së parë, nuk munguan batuat, teksa një video gjatë takimit me talentin 17-vjeçar, Ismael Gharbi, është duke bërë xhiron e internetit.

Ismael është parë në një moment në stërvitje, bashkë me Poçetinon teksa takojnë Mesin. Ndërkohë që Leo e pyet talentin 17-vjeçar, nëse di spanjisht, djaloshi e surprizon yllin argjentinas duke i thënë: “Nëse ke nevojë për diçka, këtu më ke”. Kjo frazë e tij, shkaktoi të qeshura te Messi dhe Pochetino.