Sapo të përfundojë euforia për Lionel Messin, vëmendja e PSG -së do të kthehet te Kylian Mbappe.
Sulmuesi 22-vjeçar përfundon kontratën e tij në fund të sezonit dhe ka një rrugë të hapur për një kalim tek Real Madrid, përcjell GazetaBlic Sport.
Një situatë që nuk shqetëson aspak Angel Di Marían. Në një intervistë për edicionin argjentinas të ESPN, ish mesfushori i Real Madrid ishte i sigurt që ai do të qëndrojë tek PSG.
“Unë mendoj se mbetet. Padyshim që të gjitha skuadrat e mëdha e duan atë, por me këtë skuadër të PSG nuk mund ta shoh të largohet. Mbappé nuk do të gjejë askund një ekip aq të mirë sa ky ”, tha ai.
/GazetaBlic Sport/


