Sulmuesi i Atalantas, Duvan Zapata, karrierën dëshiron t’a vazhdojë te klubi i Inter.
Agjenti i lojtarit e ka zbuluar hapur dëshirën e sulmuesit të Atalantas për një transferim te kampioni italian, përcjell GazetaBlic Sport.
Zapata shihet si zëvendësues i Lukaku i cili sot u zyrtarizua te Chelsea.
Pavarësisht dëshirës së lojtarit për transferim te skuadra nga Milano, agjenti i tij konfirmon se ende nuk ka ofertë zyrtare drejt Atalantas për sulmuesin kolumbian.
“Për momentin nuk ka oferta. As Inter nuk ka prezantuar ndonjë ofertë për Duvan.
Zapata do ishte i interesuar për një kalim te Interi, por nuk ka asgjë për momentin”, tha agjenti i lojtarit.
/GazetaBlic Sport/


