Sporti

Plisat reagojnë pas humbjes së Prishtinës

08/12/2021 21:20
nga:E K

Prishtina ka pësuar humbje ndaj Bodos me rezultat 2-0.

Golat për vendasit i realizoi Botheim, shkruan GazetaBlic Sport.

Fillimisht Botheim realizoi me kokë në minutën e 18’të të takimit, kurse golin e dytë e realizoi në minutën e 78 me një goditje të bukur teknike.

Bodo pati edhe një rast tjetër të mirë shënimi në minutë e 24’të por Berg nuk arriti të realizoi nga penalltia.

Në anën tjetër Prishtina pati disa raste shënimi me anë të sulmuesit, Otto John, por nuk arritën të konkretizonin aksionet.

Prishtina me këtë rezultat u eliminua nga garat evropiane.

Pas eliminimit të Prishtinës, reagoi tifo-grupi zyrtar i këtij klubi.

Në reagimin e tyre shkruan se mungesa e Plisave ishte faktori i humbjes së Prishtinës.