Prishtina ka pësuar humbje ndaj Bodos me rezultat 2-0.
Golat për vendasit i realizoi Botheim, shkruan GazetaBlic Sport.
Fillimisht Botheim realizoi me kokë në minutën e 18’të të takimit, kurse golin e dytë e realizoi në minutën e 78 me një goditje të bukur teknike.
Bodo pati edhe një rast tjetër të mirë shënimi në minutë e 24’të por Berg nuk arriti të realizoi nga penalltia.
Në anën tjetër Prishtina pati disa raste shënimi me anë të sulmuesit, Otto John, por nuk arritën të konkretizonin aksionet.
Prishtina eliminohet nga gara e Europa Conference League vetëm një raund para finales së madhe e cila do e dërgonte ne fazën e grupeve të këtij kompeticioni.
Rezultati i kësaj ndeshje ishte 2-0, kurse ai i përgjithshëm 2-3 për Bodon.
/GazetaBlic Sport/


