Tjetër thirrje e IKSHPk-së për qytetarët.
Vaksinohuni është kërkesa kryesore e institutit drejtuar kosovarëve, tashmë kur numri i rasteve të reja ka kaluar njëmijë sosh në ditë, përcjell GazetaBlic.
Sipas tyre, rezultatet preliminare tregojnë se 38.8% e popullatës ka IgG pozitive, ku veçuar sipas rajoneve numri më i madh i personave me IgG pozitiv janë gjetur në rajonin e Prizrenit me 45.6% dhe Ferizajit me 45.3%. Pastaj, vie rajoni i Prishtinës me 40.0%, rajoni i Gjakovës me 39.5%, Gjilanit 36.3%, Pejës 35.0%, kurse numri më i vogël i IgG pozitive janë gjetur në rajonin e Mitrovicës me 23.4%.
/GazetaBlic/