Bashkatdhetarët, që po kthehen nga pushimet në vendin tonë, po vazhdojnë të përballen me pritje të gjata në pikë-kalimet kufitare me Serbinë.
Sipas raportit të Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar (raporti i orës 17:49), në pikë-kalimin kufitar në Merdar, bashkatdhetarët po presin gjashtë orë për ta kaluar kufirin me Serbinë, ndërsa kolona e automjeteve arrin deri në 3 km.
Edhë në pikën kufitare në Muçibabë dhe Jarinje po pritet më shumë se një orë e gjysmë për ta kaluar kufirin me Serbinë.
Ndërkohë, për të hyrë në Kosovë, në pikë-kalimet kufitare me Serbinë, por edhe me vendet e tjera nuk ka pritje më të gjata se 10-15 min.
Qytetarët mund të informohen për gjendjen në vendkalimet kufitare në kohë reale duke klikuar KËTU.