Showtime

Ofendon rëndë të dashurin e Adriana Matoshit, Arjola Demiri kapet keq me ndjekësin

08/12/2021 14:15
nga:Genita C

Lidhja e Adriana Matoshit me futbollistin afrikan Keith Groeneveld është komentuar e paragjykuar në rrjete sociale që nga koha kur u bë publike.

Megjithëse ka kaluar kohë duket se ka ende njerëz që nuk ngurrojnë të ofendojnë publikisht.

Së fundmi aktorja e shumë çmimeve ndërkombëtare kaloi kohë së bashku me të dashurin dhe shoqen e saj aktoren , Arjola Demiri.

Ka qenë kjo e fundit që në fotografitë e publikuara mori një ofendim që nuk ngurroi ta bëjë publik dhe ta bëjë ‘’për 5 pare’’ ofenduesin.

Komentuesi shpërtheu me komente raciste ndaj futbollistit dhe mori një përgjigje që mund të mos e ketë pritur nga Arjola, e cila i doli në mbrojtje të dashurit të shoqes.