Lajme

PDK thërret konferencë për media, s’dihet arsyeja

08/12/2021 13:21
nga:Genita C

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri do të mbajë sot një konferencë për media.

Lajmi është bërë i ditur përmes një komunikate dërguar mediave.

Konferenca do të mbahet te oborri i Kuvendit, kurse do të fillojë në ora 15:30.

Arsyeja e kësaj konference për shtyp s’është bërë e ditur nga PDK.