Lajme

Foshnja e braktisur gjendet e gjallë, nëna e futi në sirtar në mes të rrugës

08/12/2021 10:57
nga:Genita C

Një foshnje e porsalindur e braktisur e gjetur në një komodinë të hedhur poshtë një rruge, është shpëtuar nga mjekët.

Një grua gjeti foshnjën e futur brenda komodinës e cila ishte në lagjen Montclare të Çikagos në ShBA.

Gruaja e cila kërkoi të mbetej anonime, tha se foshnja ishte e mbështjellur dhe e kishte gojën plot të vjella.

Zyrtarët thanë se foshnja ishte më pak se një javëshe.

Gruaja e paidentifikuar mbeti në vendngjarje derisa mbërritën shërbimet e urgjencës dhe e çuan në Spitalin e Fëmijëve. Foshnja tani është në gjendje të mirë.