Ka përfunduar pjesa e dytë e vazhdimeve në ndeshjen e Superkupës në mes Chelseas dhe Villarreal.
Rezultati pas 120 minutave ishte 1 me 1, andaj penalltitë do të vendosin për fatin e fituesit, shkruan GazetaBlic Sport.
Ishte Ziyech që i dha avantazhin skuadrës së Chelseas gjatë pjesës së parë, por Moreno barazoi shifrat në pjesën e dytë për 1 me 1.
Chelsea e ka fituar vetëm njëherë Superkupën e Evropës, kurse Villarreal nuk e ka fituar asnjëherë.
Mbetet të shihet se cili do të jetë fituesi pas pak.
/GazetaBlic Sport/


