Sporti

Chelsea dhe Villarreal vazhdojnë “luftën” për Superkupën e Evropës

08/11/2021 23:14
nga:Mergim Rreci

Ka përfunduar pjesa e parë e vazhdimeve në ndeshjen e Superkupës në mes Chelseas dhe Villarreal.

Rezultati pas 105 minutave është 1 me 1, shkruan GazetaBlic Sport.

Ishte Ziyech që i dha avantazhin skuadrës së Chelseas gjatë pjesës së parë, por Moreno barazoi shifrat në pjesën e dytë për 1 me 1.

Ndeshja shkon tashmë në pjesën e dytë të vazhdimeve, atje ku mund të  mësohet fati i fituesit.

Nëse nuk ka fitues as pas vazhdimeve, atëherë fituesi do të përcaktohet me penallti.

/GazetaBlic Sport/