Partia Demokratike e Kosovës ka miratuar emrat e gjashtë kandidatëve të tjerë për zgjedhjet lokale të 17 Tetorit.
Këtë e bëri të ditur vet PDK-ja përmes një komunikate dërguar mediave, përcjell GazetaBlic.
Nga këta gjashtë kandidatë, një prej tyre është grua, saktësisht kandidatja për Gjilanin, Leonora Morina – Bunjaku.
Ferit Idrizi në Vushtrri, Murtez Zekolli në Suharekë, teksa Hyzer Rizani në Lipjan.
Më poshtë edhe emrat e të gjashtë kandidatëve të konfirmuar sot.
1. Gjilan – Leonora Morina – Bunjaku
2. Suharekë – Murtez Zekolli
3. Vushtrri – Ferit Idrizi
4. Kamenicë – Muhamed Kallaba
5. Lipjan – Hyzer Rizani
6. Han i Elezit – Mehmet Ballazhi
/GazetaBlic/