Xherdan Shaqiri është shumë afër që të nënshkruajë një marrëveshje me skuadrën e Lyon.
Lyon po ofron mbi 5 milionë funte për 29-vjeçarin, i cili ka qenë me Liverpoolin për tre vjet, por ka bërë vetëm 45 paraqitje në Premier League, përcjell GazetaBlic Sport.
Shaqiri ka edhe një vit në marrëveshjen e tij aktuale në Anfield, por Liverpooli ka mundësinë për ta zgjatur atë me një sezon shtesë.
Shaqiri ishte një nga lojtarët më të shquar të Zvicrës gjatë Euro 2020.
Tashmë marrëveshja është shumë pranë dhe gjithçka pritet të finalizohet, me Shaqirin që do të bëhet futbollist i Lyonit.
/GazetaBlic Sport/


