GazetaBlic pak më raportoi për një rrahje masive që ka ndodhur në Fushë Kosovë.
Rrahje masive në Fushë Kosovë para pak minutash, policia arreston disa persona
Tashmë edhe Policia e Kosovës, ka njoftuar për këtë rast, duke dhënë detaje shtesë. Siç ka thënë zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, për në stacionin policor janë shoqëruar tetë persona.
“Sot rreth orës 18:00 është pranuar informata për një përleshje fizike në progres në rrugën Nëna Terezë në Fushë Kosovë.
Me të marrë informatën policia, ka arritur në vendin e ngjarjes dhe ka shoqëruar 8 persona të cilët ishin të përfshirë në rast.
Si pasojë e rrahjes, nga mjetet e forta që janë përdorë, një person ka pësuar lëndime trupore.
Aktualisht policia po vazhdon punën për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që karakterizojnë ngjarjen”, tha Ahmeti për GazetaBlic.
/GazetaBlic/