Presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi foli për mundësinë e largimit të Kylian Mbappe nga klubi.
Mbappe ka vetëm edhe një vit kontratë me klubin dhe situata e tij momenalisht është e paqartë, shkruan GazetaBlic Sport.
Në konferencën për shtyp të Lionel Messit, presidenti ishte i qetë: “Të gjithë e dinë të ardhmen e Mbappe, ai është lojtari ynë. Atij i pëlqen konkurrenca dhe mendoj që ajo e bën edhe më të fortë. Mbappe është futbollist i PSG-së”, tha Al-Khelaifi.
Sipas disa informacioneve të fundit që vijnë nga Spanja, Mbappe ka shprehur dëshirën për një transferim potencial tek Real Madridi.
Megjithatë, asgjë konkrete deri më tash.
/GazetaBlic Sport/


