Sporti

Ky televizion kosovar do ta transmetojë sonte Superkupën e Evropës

08/11/2021 14:18
nga:Mergim Rreci

Fituesit e UEFA Champions League dhe  UEFA Europa League, Chelsea dhe Villarreal CF  do të përballen sonte në Superkupën e Evropës.

Ndeshja do të luhet në “Windsor Park” në orën 21:00, në Irlandën Veriore, shkruan GazetaBlic Sport.

Do të ketë një kapacitet të përgjithshëm maksimal prej 13,000 spektatorësh të cilët do të jenë të pranishëm në stadium.

Pritet një ndeshje jashtëzakonisht interesante, me të dy skuadrat që synojnë këtë trofe.

Kjo ndeshje do të transmetohet në Art Sport 1.