Sporti

U pyet për një përballje të mundshme kundër Barcelonës, kjo ishte përgjigja e Messit

08/11/2021 12:50
nga:Mergim Rreci

Leo Messi u prezantua sot tek skuadra e PSG.

Ishte një prezantim mbretëror për të nga ana e klubit francez, atje ku tha se është shumë i lumtur për kalimin e tij, përcjell GazetaBlic Sport.

Megjithatë, ai foli për një përballje të mundshme me Barcelonën.

“Do ishte bukur të rikthehem te Barcelona. Shpresoj të ndodh me tifozë, por do ishte e çuditshme të luajë te Barcelona me tjetër fanellë dhe kundër kësaj skuadre”, nënvizoi argjentinasi.