Një zjarr i madh ka kapluar një pjesë të pyllit në rrugën Prizren – Dragash.
Zjarri është përhapur me shpejtësi në një territor të gjerë.
Në vendin e ngjarjes, në momentin e raportimit ka qenë vetëm një veturë e Policisë së Kosovës.
Në afërsi të kësaj vatre zjarri është edhe një deponi e mbeturinave që shpesh herë ka qenë problematike.
Rruga Prizren-Dragash është mjaftë e frekuentuar dhe lidhja e vetme e qytetarëve të Dragashit me pjesën tjetër të Kosovës.