Sporti

Iniesta: Do të jetë shumë e vështirë për ta parë Messin me një fanellë tjetër

08/10/2021 19:25
nga:Mergim Rreci

Andrés Iniesta, ish -ylli i Barcelonës, pranoi se do të të  jetë e vështirë për ta parë Lionel Messin të veshë një fanellë tjetër që nuk i përket klubit katalanas.

“Do të jetë keq ta shoh atë me një fanellë tjetër. Leo mishëron Barçën. Ai ishte gjithçka. Messi është një lojtar që mban mbi supe një ekip. Unë kurrë nuk kam parë një lojtar si ai dhe nuk mendoj se do të shoh një tjetër ”, tha ish -ylli katalanas, duke folur për AFP, përcjell GazetaBlic Sport.

Tashmë është gjithçka e kryer për të ardhmen e Messit, i cili do të prezantohet nesër tek skuadra e PSG.

/GazetaBlic Sport/