Sporti

Zyrtare: Drita transferon Tun Bardhokun

08/10/2021 18:30
nga:Mergim Rreci

Drita e ka zyrtarizuar transferimin e 9-të në këtë afat kalimtar. 

Skuadra nga Gjilani sot ka arritur marrëveshje me mesfushorin Tun Bardhoku, i cili vjen për ta mbuluar mungesën e Jamal Aragos, futbollist ky që u transferua në Azerbejxhan, shkruan GazetaBlic Sport.

Ky është njoftimi i plotë i klubit.

Mirë se vjen Tun Bardhoku
Klubi jonë ka arrityr që shpejt të gjej zëvendësuesin e Arago Jamal i cili karrierën e tij do ta vazhdojë në Azerbejxhan.
Tun Bardhoku është lojtari ynë me të cilin kemi plotësuar boshllëkun e krijuar me largimin e Aragos.
Marrëveshjen mes Bardhokut dhe klubit e ka prezantuar drejtori sportiv i klubit z. Valon Zymberi i cili i dëshiroi mirëseardhje në klubin tonë.
Kohëzgjatja e marrëveshjes është lidhur për dy vitet e ardhshme me mundesi vazhdimi edhe për një vitë.