Lajme

Rama e quan “lolo” Haradinajn: Ia futi në sy të Merkelit e Macronit, “mu nuk më han luli për kta!”

08/10/2021 15:54
nga:M K

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kujtoi deklaratën që ish-kryeministri Ramush Haradinaj e kishte bërë në Samitin e Berlinit, ani pse nuk ia përmendi emrin.

Duke iu referuar Haradinajt si “lider kosovar”, Rama tha se ai me deklaratën “mu nuk më han luli për kta!”, e kishte humbur rastin që t’ia hiqte vizat Kosovës.

“Po a mund ta fitojë Kosova paqen përfundimtare dhe a mund të prosperojë kombi shqiptar, duke u ftohur e siç i themi ne, duke “i treguar babait arat”, kur flet me Amerikën, Gjermaninë, Francën a me vetë Bashkimin Europian? E bëj këtë pyetje, sepse e kam jetuar në vetë të parë “tregimin e arave”, deri në pikën që një lider kosovar i’a futi në sy të Merkelit e Macronit, “mu nuk më han luli për kta!” dhe mu aty e humbi rastin historik t’ia hiqte vizat Kosovës, të cilën e bëri lolo në sytë e aleatëve të saj të pazëvendësueshëm strategjikë me marrëzira kinse patriotike”, ka shkruar ndër të tjera Rama.

Kryeministri shqiptar, ndër të tjera foli edhe për takimin me dy xhudistet e arta të Kosovës, Nora Gjakovën dhe Distria Krasniqin, duke thënë se ishte dëshira e tyre që të fotografohen me të.

Rama reagon pas kritikave të shumta kundër “Open Ballkan” dhe Bregoviqit: Ata që po më mallkojnë në Kosovë, pushka top le tu bëhet