10:00
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) organizon debatin publik lidhur me Projektligjin e Regjistrimit të Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave në Kosovë. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)
10:00
Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, do të mbajë konferencë për medie. (MD, Ndërtesa e ish-Rilindjes)
10:30
Drejtori i ATK-së, Ilir Murtezaj, mban tryezë diskutimi me përfaqësuesit e odave ekonomike, lidhur me ecurinë e masave. (Zyra qendrore e ATK-së)
11:00
Në Komisionin për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport raportojnë anëtarët e Këshillit Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë së Kosovës për Akreditim. (Kuvendi i Kosovës, salla N10)
11:30
Banorët e lagjes “Muharrem Fejza” në Prishtinë protestojnë. (Para Komunës së Prishtinës)
13:00
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, dhe nënkryetari i Odës Ekonomike të Izraelit, Roy Roznek, mbajnë konferencë për medie. (Oda Ekonomike e Kosovës)


