Lajme

“Rebelohet” Dega e Drenasit me Memli Krasniqin: Garojnë në zgjedhje me sloganin “Dekada e Re për Drenasin”

08/09/2021 17:28
nga:Gazeta Blic

Dega e PDK-së në Drenas nuk do të dorëzohet përballë partisë në qendër, pavarësisht vendimit të kryetarit të kësaj partie, Memli Krasniqi që kandidati për kryetar të komunës të jetë Ramiz Lladrovci.

I propozuari i Degës për kryetar të Drenasit, Driton Ajazi ka dalë edhe me një video, ku thotë se ata do të garojnë me me sloganin “Dekada e Re për Drenasin”, raporton Gazeta Blic.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar qytetarë, simpatizantë dhe anëtarë të Partisë Demokratike të Kosovës, me gjithë iniciativën tonë të mirë për të ndryshuar situatën në Drenas, Qendra vendosi të mbyllë sytë duke vendosur që të mbështesë edhe për një mandat kryetarin aktual, që e ka ndal dhunshëm ndryshimin përmes shantazheve të ndryshme ndaj qytetarëve tanë më të mirë!.
Me këtë veprim, Qendra vendosi të mos dëgjoj thirrjet e anëtarëve të devotshëm të PDK-së, të cilët për vite të tëra u angazhuan e kontribuuan fortë që Drenasi të jetë bastion i pathyeshëm.
Por, ne nuk dorëzohemi përballë padrejtësive.
Ky mashtrim, kjo padrejtësi e kjo tradhti ndaj votuesit tonë besnik duhet të marr fund sa më parë.
Ne nuk dorëzohemi përballë një njeriu që ka ndalur proceset drejt zhvillimit të Drenasit.
Duke mos na lënë asnjë mundësi tjetër, ne kemi vendosur që bashkë edhe me Ju të ecim përpara në realizimin e synimeve tona të drejta për komunën tonë, duke konkurruar me sloganin “Dekada e Re për Drenasin”.
Me “Dekadën e Re për Drenasin”, ne do të jemi pranë qytetarëve tanë për një ndryshim që e duam.
Vetëm së bashku, mund ta kthejmë në rrugë të drejtë Drenasin tonë.
Dekada e re nuk heqim dorë nga Drenasi.
E djeshmja nuk krahasohet me të sotmen, por e nesërmja do të jetë edhe më e mirë për prindërit tanë, për rinin tonë, për fëmijët tanë.
Shumë punë të tjera na presin!.
Qytetarë të nderuar, faleminderit për mbështetjen e jashtëzakonshme!
Na prift e mbara.