Këngëtari i njohur shqiptarë Arif Vladi thotë se nuk do të këndonte kurrë me këngëtarin serb Goran Bregoviq në asnjë vend të Shqipërisë
Por Vladi që njihet për shumë këngë patriotike thotë se nuk e ka problem të këndoj këngët e tij, patriotike, në Beograd.
“Unë me Bregoviqin do të pranoja të këndoja në Beograd, ku ai do të këndonte serbisht dhe unë të këndoj këngët e Kosovës në shqip, por në Shqipëri kurrë jo”, tha Vladi për Gazetën Infokus.
Ai shtoi se kushti i vetëm për të kënduar me të në Shqipëri, është vetëm nëse së pari do të këndonte në Beograd këngët për Kosovën.
“Së pari duhet të na ftojnë neve në Beograd, të këndojmë ne këngët tona edhe ai le të këndoje këngët e veta, por në Beograd ma së pari, vetëm këto kushte kisha pranuar”, ka deklaruar Vladi.
Ai tha se një koncert i këngëtarit serb ishte planifikuar të mbahej në Shqipëri edhe më parë dhe atë menjëherë pas luftës së Kosovës.
Ngjarja kishte ndodhur në Durrës gjatë verës, ku nga një biznes privat ishte i ftuar edhe këngëtari Goran Bregoviq për të kënduar.
Vladi tregoi se bashkë me disa kolegë të tij kishte qenë kundër kësaj dhe kishin organizuar një koncert tjetër shumë afër vendit ku ishte planifikuar performanca Bregoviqit.
Ai shtoi se me ndihmën edhe të disa biznesmenëve kosovarë, koncerti i tyre madhështorë u mbajt dhe filloi gjysmë ore para atij të këngëtarit serb.
“Publiku ishte i tëri atje, me ne, ku më pas këngëtari Goran Bregoviq u detyrua që të mos e mbante koncertin fare”, tregon Vladi.
Goran Bregoviq është i ftuar në “Festën e birrës” në Korçë i cili do të mbahet nga 18-22 gusht.
Këngëtari serb është ftuar në natën e fundit ku edhe do të bëjë mbylljen e këtij festivali.
Një numër i madh i artistëve nga Shqipëria e Kosova kanë anuluar pjesëmarrjen në këtë festival për shkak të prezencës së këngëtarit serb, Goran Bregoviq.
Përkundër kundërshtimeve të shumta Bashkia e Koqes ka këmbëngulur se Bregoviq do të këndoj këngët e tij në festival.