Showtime

Postojnë pamjet “hot”: Dua Lipa dhe Nora Istrefi bëjnë “xing” me bikinit (FOTO)

08/09/2021 13:10
nga:Gazeta Blic

Pas pushimeve të gjata në Shqipëri, Dua Lipa është arratisur në një destinacion tjetër. E sigurisht që nuk kanë munguar postimet në profilet e saj në rrjetet sociale.

Këngëtarja e famshme shqiptare ka publikuar së fundmi disa poza ku shfaqet në një pishinë, me një palë bikini në ngjyrë blu.

Rrobat e saj të banjës tërhoqën menjëherë vëmendjen e fansave të saj, pasi i nxirrnin mjaft bukur format trupore.

E këtë model bikini nuk e ka pëlqyer vetëm Dua Lipa, pasi edhe këngëtarja e njohur, Nora Istrefi, ka postuar në “Instastory” një foto ku shfaqet me të tilla rroba banje.

Me pak fjalë ky model bikini qenka një ndër të preferuarit e yjeve, e siç shihet nga fotot ato i shkojnë shumë si Dua-s ashtu edhe Norës.