Sporti

ZYRTARE: Zvicra zgjedh trajnerin e ri

08/09/2021 12:47
nga:E K

Kombëtarja e Zvicrës ka zyrtarizuar selektorin e ri.

Vladimir Petkovic u largua nga posti i trajnerit të Zvicrës pas përfundimit të “Euro 2020”, përcjell GazetaBlic Sport.

Tashmë tekniku i ri i Zvicrës do të jetë, Murat Yakin.

Yakin ka nënshkruar kontratë me Kombëtaren helvetike deri në vitin 2022 por me mundësi vazhdimi.

Ai është shprehur i lumtur që po e merr drejtimin e kësaj kombëtare.

“Edhe si lojtar, ekipi kombëtar ishte një çështje e zemrës për mua. Është një nder dhe kënaqësi e madhe për mua të jem në gjendje të përfaqësoj vendin tonë si trajner i ekipit kombëtar”, tha ai.

“Jam i bindur se do të kualifikohemi për Kupën e Botës me këtë ekip të madh dhe të festojmë sukseset e mëtejshme”, përfundoi Murat Yakin.

/GazetaBlic Sport/