Sporti

Aguero do të mbetet jashtë fushave deri në nëntor shkaku i lëndimit

08/09/2021 11:39
nga:E K

Aventura e Sergio Agueros në Barcelonë nuk ka nisur në mënyrën më të mirë.

Sulmuesi argjentinas nuk u paraqit në ndeshjen e djeshme ndaj Juventusit në kuadër të trofeut Gamper, përcjell GazetaBlic Sport.

Barça ka komunikuar një lëndim të sulmuesit 33 vjeçar.

Raportohet se ai është duke ecur me vështirësi dhe pritet të jetë jashtë fushave deri në nëntor.

Lajmin e ka bërë të ditur gazetari i RAC1, Gerard Romero.

/GazetaBlic Sport/