Sporti

ZYRTARE: Aston Villa nënshkruan me lojtarin e Manchester United

08/08/2021 15:36
nga:E K

Skuadra e Aston Villas ka siguruar shërbimet e lojtarit të Manchester United, Axel Tuanzebe.

Tuanzebe do t’i bashkohet skuadrës së Aston Villas nga United si formë huazimi, shkruan GazetaBlic Sport.

Huazimi i lojtarit të United do të zgjas deri në qershor të vitit 2022.

Marrëveshja është zyrtarizuar dhe Tuanzebe së shpejti do të bartë fanelen e skuadrës nga Birmingham.

/GazetaBlic Sport/