Showtime

Rita Ora pjesë e jurisë në “The Voice Australia”

08/08/2021 13:36
nga:E K

Rita Ora po është mjaft e angazhuar.

Këngëtarja kosovare me famë botërore përvecc sukseseve në muzikë po shënon edhe suksese tjera, shkruan lajmi.net.

Me anë të një posti në instagram Rita ka treguar se këtë vit është pjesë e jurisë në “The Voice Australia” , emision që ka filluar të mbahet sot në ora 07:00.

Rita është shprehë e emocionuar për ti zbuluar talentët e ri gjë të cilën e than ë përshkrimin e fotografisë.

“OooOooh jam shumë e emocionuar për këtë !! U ndjeva shumë e mirëpritur nga Australia dhe njerëzit e mahnitshëm dhe nuk mund të pres që ju të shihni talentin e tyre !! “, shkroi Rita.

Ndryshe, këngëtarja këngën e saj të fundit “You for me” e ka sjellë edhe në versionin akustik.