Sporti

Messi: Bëra gjithçka për të qëndruar, ofrova ulje page për 50 përqind

08/08/2021 12:51
nga:E K

Leo Messi nuk do të jetë pjesë e Barcelonës për sezonin e ri.

Argjentinasi është duke mbajtur një konferencë lamtumirëse për klubin dhe tifozët e Barcelonës, shkruan GazetaBlic Sport.

Ai ka zbuluar se dëshira e tij ishte të qëndronte në klubin ku ai nisi gjithçka, dhe për këtë bëri të pamundurën por nuk ishte e mjaftueshme.

“Lajmet që Laporta më kërkoi zbritje të pagës për 30 përqind janë të rrejshme, unë ofrova vet një zbritje të pagës sime për 50%, por pastaj ata nuk më kërkuan asgjë, kishim një marrëveshje, por rregullat e La Ligas nuk na lejuan t’a konkretizojmë atë”, tha Messi.

/GazetaBlic Sport/