Sporti

Messi konfirmon: PSG është një mundësi, por për momentin nuk asgjë konkrete

08/08/2021 12:36
nga:E K

Leo Messi është duke mbajtur konferencë për shtypin pas largimit nga Barcelona.

Messi ka folur në konferencën për shtyp pas largimit të tij nga Barcelona pas 21-vitesh.

Sulmuesi ka konfirmuar interesimin e PSG-së për të.

“Paris Saint-Germain është një mundësi, po. Për momentin asgjë nuk është konfirmuar, kam marrë shumë telefonata pas deklaratës së Barcelonës. Ne po flasim për të”, tha ai.

“ Megjithatë për momentin nuk kam marrëveshje me asnjë klub”, përfundoi Leo Messi.

Konferenca lamtumirëse për shtyp e 34-vjeçarit është duke vazhduar ende.