KB Rahoveci nuk ka të ndalur.
Rahoveci po vazhdon me përforcimin e skuadrës në prag të fillimit të sezonit të ri.
Së fundmi ‘Vreshtarët’ kanë kthyer në radhët e tyre edhe basketbollistin Arion Balluku.
Balluku sezonin e kaluar ishte pjesë e KB Vëllaznimit ku në 15 ndeshje të zhvilluara pati mesatare prej 4.5 pikë, 1.5 kërcime, 3.1 asistime për ndeshje.
Klubi i Rahovecit më parë ka zyrtarizuar transferimet e Musab Malës dhe Fisnik Rugovën, ndërsa ka vazhduar bashkëpunimin me Altin Morinën dhe trajnerin Fotis Takianos.
Klubi nga ‘qyteti i rrushit’ sezonin e ri do të garojë edhe në Ligën Unike.


