Liverpooli dëshiron të largojë disa futbollistë këtë verë.
Xherdan Shaqiri është emri shumë i përfolur për një largim të mundshëm nga kjo skuadër, përcjell GazetaBlic Sport.
Për lojtarin me origjiinë nga Kosova, Reds po kërkojnë 15 milionë euro, sipas Sky Sports.
Sevilla, Villarreal dhe Napoli thuhet se janë të interesuar. Nga ana e tij, Shaqiri nuk dha asnjë indikacion për ndonjë largim të mundshëm.
Kur u kthye nga pushimet ai tha se “mezi po priste sezonin e ri dhe shpresoj se do të arrijmë atë që duam të arrijmë me këtë klub”. ”
E ardhmja e tij mbetet e paqartë, por me shumë gjasë edicioni i ri do ta gjejë me një skuadër të re.


