Showtime

Epike! Kolegia e thërret kështu Elvanën

08/07/2021 19:28
nga:Gazeta Blic

Loredana dhe Elvana së fundmi u panë goxha të afërta.

Gjatë turit të koncerteve verore, dy artistet patën kohën të takohen me ç’rast nuk munguan as fotografitë plot dashuri krah njëra-tjetrës.

E mesa duket, Loredana për Elvanën rezervon një nofkë shumë të veçantë.

Ajo në fotografitë e fundit të këngëtares nga turi e ka quajtur atë “gruja jem”.

Kujtojmë se pas fotografive të përbashkëta, shumë fansa kanë kërkuar duet mes vajzave. Nga afërsia, kjo s’është larg mendsh!