Sporti

Reagimi i Ronald Koeman për largimin e Messit: Më ka bërë përshtypje etika jote e punës

08/07/2021 17:16
nga:Mergim Rreci

Leo Messi është larguar edhe zyrtarisht nga Barcelona.

Ishte një epokë historike mes tij dhe Barcelonës, epokë kjo që përfundoi në momentin kur askusht nuk priste, përcjell GazetaBlic Sport.

Trajneri i kësaj skuadre, Ronald Koeman, ka vendosur të flasë 2 ditë pas vendimit që ndryshoi përgjithmonë historinë e Barcelonës. Trajneri holandez ka zgjedhur rrejtët sociale për të dhënë këtë mesazh të tijin për Mesin.

“Ende është e vështirë të kuptohet që nuk do të luash më te Barcelona. Faleminderit për të gjithë atë që ke bërë për klubin Leo. Kam vlerësuar shumë sezonin që kemi punuar përkrah. Më ka bërë përshtypje etika jote e punës dhe dëshira për të fituar. Kjo të bën lojtarin më të mirë në botë. Të uroj më të mirën për ty dhe familjen tënde”, shkruante Koeman në mesazhet e tij në rrjete sociale.