Denis Haliti dhe Akil Makolli janë dy futbollistët që do t’i mbrojnë ngjyrat e skuadrës së Ulpianës.
GazetaBlic Sport nga burimet e saj mëson se dy futbollistët do të jenë pjesë e kësaj skuadre për edicionin e ardhshëm.
Të dy futbollistët kanë qenë pjesë e kësaj skuadre edhe më herët dhe e njohin mirë atë.
Përveç rinovimit me këta futbollistë, Ulpiana ka transferuar edhe një numër të madh të futbollistëve tjerë.


