Lajme

“AGK-ja qëndron për respektim të Kodit Etik të Mediave”

08/07/2021 15:35
nga:Gazeta Blic

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, përmes një reagimi ka bërë të ditur se qëndron për respektim të Kodit Etik të Mediave.

Në reagimin e tyre thuhet se AGK-ja inkurajon zhvillimin e gazetarisë profesioniste, e cila është shtyllë e rëndësishme në funksionimin e demokracisë të një vendi.

Reagimi i plotë: 

AGK-ja qëndron për respektim të Kodit Etik të Mediave

Në dritë të zhvillimeve të fundit, Asociaiconi i Gazetarëve të Kosovës dëshiron të ritheksojë se qëndron prapa thirrjes që gazetarët të respektojnë Kodin e Mediave të Shkruara të Kosovës dhe Kodin Etik për Ofruesit e Shërbimeve Mediale në Republikën e Kosovës, gjatë zhvillimit të punës së tyre.

AGK-ja e ka parasysh se kredibiliteti i mediave është ngushtë i lidhur me zbatimin e standardeve etike dhe ligjore nga ana e gazetarëve.

AGK-ja inkurajon zhvillimin e gazetarisë profesioniste, e cila është shtyllë e rëndësishme në funksionimin e demokracisë të një vendi.