Brazili dhe Spanja po luajnë finalen e Lojërave Olimpike.
Ndeshja përfundoi pa fitues në kohën e rregulltë, shkruan GazetaBlic Sport.
Brazili kaloi e para në epërsi në pjesën e parë duke realizuar me anë të Cunha-s në minutën e 45+2 të takimit.
Rast të mirë shënimi pati edhe Richarlison i cili dështoi të realizoi nga penalltia në minutën e 38’të.
Spanja barazoi rezultatin në pjesën e dytë të takimit, më saktësisht në minutën e 61’të.
Golin për spanjollët e realizoi Oyarzabal pas asistimit të Soler.
Me këtë rezultat përfundoi koha e rregulltë e takimit.
Brazil – Spanjë 1:1.
/GazetaBlic Sport/


