Reperi nga Prishtina, Jon Shala, ka publikuar këngën e tij më të re “VODKA”.
Tekstin e kësaj kënge e shkroi vet reperi ndërsa orkestrimin e bëri Benchmark Records, shkruan GazetaBlic.
“VODKA” është publikuar me videoklip i cili qysh në shikim të parë vërehet se është mjaft unik.
Qysh nga kënga e tij e parë “Fore” e cila u prit mjaft mirë nga publiku, me sa duket Joni nuk e ka ndërmend të ndalet me hite.
Kujtojmë se, ai po ashtu është pjesë e labelit të ri i cili quhet Benchmark Records./GazetaBlic/


