Sporti

Përfundon pjesa e parë e finales së Lojërave Olimpike, Brazili në avantazh ndaj Spanjës

08/07/2021 14:31
nga:E K

Spanja dhe Brazili po ndeshen në kuadër të Lojërave Olimpike “Tokyo 2020”.

Spanja dhe Brazili po përballen në finale të Lojërave Olimpike “Tokyo 2020” për medaljen e artë të Olimpiadës.

Në fakt, ndeshja pati shumë raste ku Brazili humbi një penallti përmes Richarlison i cili dëshpëroi nga pika e bardhë në min 38′.

Por, disa sekonda pa përfunduar pjesa e parë ishte futbollisti brazilian, Cunha i cili shënoi gol të bukur në min 45+2 për ta dërguar Brazilin në pushim me avantazh.

Rezultati i pjesës së parë, Brazili 1 – 0 Spanja.