Lajme

Princi Leka II po qëndron në Prishtinë

08/07/2021 13:16
nga:Gazeta Blic

Trashëgimtari i fornit mbretëror shqiptar Princ Leka II është duke qëndruar në Prishtinë.

Ai është parë në një nga restaurantet e kryeqytetit me miqtë e tij, drejtorin e televizionit “Kanal 10”, Arben Ahmetin dhe bashkëshortën e tij, gazetaren Valentina Ahmeti.

Kujtojmë se djali i familjes Ahmeti mban emrin Zog në nderim të mbretit të shqiptarëve Ahmet Zogu.

Nuk ka ndonjë konfirmim për takime zyrtare të Princit Leka Zogu II.