Lajme

SHSKUK tregon për numrin dhe gjendjen e pacientëve të shtrirë me coronavirus në spitalet e Kosovës

08/07/2021 12:23
nga:Genita C

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovë dhe në spitalet e përgjithshme rajonale janë duke u trajtuar 114 pacientë me Covid-19, prej tyre 83 janë të konfirmuar me Covid-19 pozitivë ndërsa 75 me oksigjeno-terapi, raporton GazetaBlic.

NJOFTIMI I PLOTË:

7 gusht 2021, raport ditor nga ShSKUK, lidhur me rastet e spitalizuara me Covid-19
114 pacientë të shtrirë në klinikat Covid dhe spitalet e përgjithshme
83 të konfirmuar Covid-19 pozitivë
75 me oksigjeno-terapi
Në QKUK, 75 pacientë të shtrirë, 40 prej tyre Covid-19 pozitivë, 53 me oksigjeno-terapi.
– Klinika Infektive, 40 pacientë
– Klinika e Pulmologjisë, 33 pacientë
Në spitalet e përgjithshme po trajtohen 39 pacientë, 33 prej tyre Covid-19 pozitivë, 22 me oksigjeno-terapi.
– Spitali i Prizrenit, 7 pacientë
– Spitali i Gjakovës, 8pacientë
– Spitali i Pejës, 11 pacientë
– Spitali i Gjilanit, 8 pacientë
– Spitali i Mitrovicës, 4 pacientë
– Spitali i Vushtrrisë, 1 pacient