Emocionet e kampionateve kombëtare kanë nisur me Ligue 1.
Ligue 1 është e para prej pesë ligave elitare të futbollit që ka startuar edicionin e ri këtë javë, shkruan GazetaBlic Sport.
Ndeshja hapëse e Ligue 1 u zhvillua dje me Monacon dhe Nantes të cilat luajtën baras me rezultat 1-1.
Sot do të zhvillohen dy ndeshjet e tjera të parapara për këtë javë.
Paris Saint Germain luan kundër Troyes nga ora 21:00 kurse Lyon e pret Brestin nga ora 17:00.
/GazetaBlic Sport/


