Uji është pija më e shëndetshme të cilën mund ta konsumojmë – pa sheqer, pa kalori – por a është gjithmonë mënyra më e mirë për t’u hidratuar në ditët e nxehta?
Përgjigja është: varet. Duket se uji është i mjaftueshëm për shumicën e njerëzve shumicën e kohës, por mënyra më e mirë për të hidratuar varet nga ku jeni dhe çfarë po bëni.
“Nevojat e një personi fizikisht aktiv me një punë në natyrë në një ditë të nxehtë mund të jenë të ndryshme nga personi që jeton në një shtëpi me ajër të kondicionuar, i cili drejton një makinë me ajër të kondicionuar në një zyrë me ajër të kondicionuar,” -thotë Ron Maughan, profesor në Shkollën e Mjekësisë të Universitetit St Andreës.
Kur djersitemi, ne humbim ujë dhe kripë, kështu që duhet të zëvendësojmë këto të dyja. Nëse konsumojmë shumë nga secila prej tyre, trupi do të ndërmarrë hapa për të barazuar gjërat duke përdorur osmozë, që është procesi i kalimit të ujit.
Qumështi mund të jetë më efektiv sesa uji i pijshëm. Qumështi natyrisht përmban kripë dhe laktozë, për të cilat ne kemi nevojë në sasi të vogla për të ndihmuar në stimulimin e thithjes së ujit në zorrë. Uji i kokosit është gjithashtu efektiv, pasi përmban kripë, kalium dhe karbohidrate.
Qumështi gjithashtu përmban elektrolite dhe makronutriente, të cilat absorbohen në trup. Kjo ngadalëson kohën që i duhet ujit të lidhet me këto molekula, duke lejuar trupin të thithë dhe mbajë më mirë lëngjet.
Thënë kështu, ekspertët sugjerojnë që pijet sportive që përmbajnë elektrolite – të cilat përfshijnë natrium, kalium, magnez dhe kalcium – të cilat mmund të jenë më të mira për të na hidratuar sesa uji.
Një mënyrë tjetër për të qëndruar të hidratuar është të konsumoni çaj dhe kafe. Disa njerëz shqetësohen se pijet me kafeinë na dehidratojnë, por kjo është e vërtetë vetëm kur pimë doza të mëdha kafeine dhe jo ujë të mjaftueshëm.
Për ta luftuar këtë, ai këshillon pirjen e ujit gjatë gjithë ditës për të ruajtur nivelet tona të hidratimit.