Sporti

James Rodriguez ka një dëshirë të veçantë, në këtë skuadër e dëshiron transferimin e Messit

08/06/2021 23:58
nga:Mergim Rreci

James Rodriguez ka komentuar largimin e Leo Messit.

Ai tha se Messi duhet të shkojë në Juventus dhe të luajë së bashku me Cristiano Ronaldon, përcjell GazetaBlic Sport.

“Messi duhet të shkojë në Juventus dhe të luajë me Cristiano Ronaldon, do të ishte një bombë,” tha James.

“Dëshira e shumë tifozëve është t’i shohin këta dy futbollistë duke luajtur së bashku”, përfundoi ai.