Sporti

Mediat zbulojnë se Messi ka refuzuar numrin 10-të tek PSG, ky pritet të jetë numri i fanellës së tij

08/06/2021 20:35
nga:Mergim Rreci

Leo Messi edhe zyrtarisht nuk do të jetë më pjesë e Barcelonës.

Barcelona zyrtarizoi mbrëmë largimin e tij, kurse reagimi nga futbollisti nuk ka ardhur akoma, përcjell GazetaBlic Sport.

PSG është favoriti kryesor për ta marrë argjentinasin dhe tashmë gjithçka po shkon rrugës së duhur.

Më herët u njoftua se palët janë pranë një marrëveshje të madhe dhe se mungon vetëm zyrtarizimi i plotë.

Gazetari i njohur, Julien Maynard, ka thënë se Messi nuk dëshiron numrin 10-të tek PSG, por ai do të mbajë numrin 19-të

Kujtojmë që ai e kishte mbajtur këtë numër më herë tek Barcelona dhe kombëtarja e Argjentinës.